29.5 C
New York
Monday, July 15, 2024

Buy now

Kur flitet për marrëveshjet e Kurtit dhe të qeverive të kaluara, apo kur pyetet se cili është negociatori i mirë!

- Advertisement -

Shkruan: Blerim Canaj

Marrëveshja për targat nga qeveritë e kaluara kishte paraparë vendosjen e stikersëve në targat me shenja të komunave serbe si psh: BG, NI, KG etj. Marrëveshja e re për targat, përkatësisht ajo e Besnik Bislimit dhe Kurtit, përpos targave të qyteteve të Serbisë parasheh stikersët edhe për komunat paralele në Kosovë, pra i legjitimon edhe targat e komunave paralele serbe si KM, GL, DJ etj. Shumë me rëndësi është fakti që Kurti me Bislimin përmes kësaj marrëveshje faktikisht – përpos tabelave të lëshuara nga komunat paralele – legjitimon edhe kartat e identitetit me “Kosovo i Metohija”.

Pse u dasht kjo, meqë pothuaj të gjithë qytetarët serb posedonin karta të identitetit të Republikës së Kosovës. Pra, qeveria legjitimoj edhe tabelat e institucioneve paralele e edhe ID-të. E këto konsesione fatale qeveria mundohet të i mbulojë përmes zgjedhjeve në veri, barikadimeve të kryetarëve të komunave dhe kinse mbylljes së zyrave paralele.

Edhe çështja e udhëzimit administrativ për „referendum“ të 20% të trupit votues të komunave për largimin e kryetarëve të komunave mund të jetë një kalkulim djallëzorë.
Së pari, ky akt nënligjorë është jo kushtetues dhe jo ligjor.

Ky dokument fare lehtë mund të (keq)përdoret që në mënyrë të tërthortë të mënjanohen kryetarët e komunave në mënyrë perfide, aty ku fuqia elektorale e VV-së, por edhe të tjerëve (të interesuar), mund të arrij 20% të trupit votues. Kjo mund të jetë njëfar rruge dhe përgatitje për puç “legal” në drejtim të destabilizimit të qeverisjes në nivel lokal.

Sa i përket “referendumit” në komunat që “qeverisen” në mënyrë jo-legjitime (pra me kryetar komunash me 1% vote), pa asamble komunale dhe pa administratë funksionale, referendumi jo-kushtetues ka për qëllim blerje kohe, me shpresën e “faktorizimit” të negociuesit Kurti.
Në fakt, këto manovrime, që janë mësim nga filozofia bizantine, e parë tashmë në këtë gjeografi, apo mikro-menaxhim të qëllimshëm për bllokim të proceseve, duhet të jenë alarm. Sepse me veprime të tilla ndërsyhen politika jo-demokratike, jo paqësore, në kundërshti me interesat vitale të qytetarëve të Kosovës, interesat etno-nacionale të korpusit politik shqiptarë, interesat e këtij rajoni dhe të BE-së dhe NATOs.

Kjo, pa i përmendur tjerat…

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit