Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK-së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

- Advertisement -

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se përveç gjashtë deputetëve të kësaj partie që dolën kundër emrit të Bekim Sejdiut për president, janë edhe gjashtë të tjerë ‘’me hezitime serioze’’.

Haziri, në intervistën e tij për VoxKosova, ka thënë se ‘’pse duhet me dhanë LDK-në për një emër’’.

“Më e rëndësishme është LDK për mu se një emër i përveçshëm. Pse duhet me dhanë LDK-në për një emër, pse duhet me u bë më i vlefshëm një emër i përveçshëm se 10 kolegë deputetë të LDK-së. Nuk ka këtu gjashtë vetë, gjashtë deputetë të LDK’së, janë edhe gjashtë të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12. Në mënyrë absolute kur vjen puna LDK-ja dhe emri i përveçshëm, unë jam me LDK-në’’, ka deklaruar ai.

Ndryshe,  emri i Sejdiut ka dalë pas një marrëveshje mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ku Haziri ka deklaruar se ky emër është propozuar nga të dyja partitë.

Të ngjashme

Të fundit