Shkruan: Astrit Gashi
Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani janë dy politikanet më meritor për të gjitha të arriturat Maqedonisë se Veriut. Kjo është një e vertetë të cilën e dinë të gjithë.
Tash në prag të fushatës elektorale disa njerzë në BDI ka filluar të shfaq armiq imagjinar, si Albin Kurtin dhe opozitën Vlen. E në fakt VMRO-DPMNE dhe aleatet e saj janë kundeshtaret real.
Por si duket BDI-ja ende nuk e ka kaluar krizën kur deputetë, kryetarë komunash, kryetarë degësh e nëndegësh, anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm dhe zyrtarë të tjerë partiakë ngrenë zërin e tyre për një reformë në parti. Këto probleme pësuan me disa largime që si duket e ka goditur subjektin më të madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Ali Ahmeti garën politike e ka me VMRO/DPMNE dhe LSDM/në e cila e shfrytëzoj për arritur qëllimet e veta politike.
E gjithë fushata duhet të përqendrohet që të marrim votat e bashkesive tjera etnike dhe jo ne debate të kota të gazetareve nga Kosova e Shqipëria të cilët nuk e njohin sistemin politik ne vend duke mos ditur dhe gjerat me elementare se ne sa zona zgjedhore ndahet vendi. Të cilet për hire të së vertetës po i bejnë anti fushatë. Plaku e din mirë së armiku i djeshëm nuk behët mik brenda natës.
Debate kunder njeri tjetrit vetëm sa e peqajne edhe me shumë votën shqiptare e cila duhet të unifikohet për të dërguar kandidatin shqiptar në raundin e dytë.
Ali Ahmeti ka arritur që të realizojë të përparimin e të drejtave të shqiptarëve si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të cilin sukses i ka rezervuar vetes së tij një vend në librat e historisë për të cilin do të lexojnë brezat që vijnë.
Fronti Europian behet me Alenacen për Shqiptaret e udhehequr nga Zijadin Sela së cilës duhet të i ofrohen 4-5 vende në listen e Frontit Europian. Secila ditë e humbur në formimin e berthamës së ketij fronti pro europë është një humbje për ketë formacion politik që duhet të perkrahet nga të gjithë.
Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut po i benë një shërbim të mirë BDI-së duke kritikuar gazetar shqiptar të cilët për hirë të se vërtetës nuk janë dhe nuk kanë qene asnjëherë përkrahës se vijës së Ali Ahmetit.
Kryetari i Lidhjes Social Demokrate, njëherësh ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski në secilën paraqitje kritikon ministrat e BDI-së të cilët i akuzon së kanë luajtur futboll ne zyrat e tyre. Ani pse Bujar Osmani ishte ministri më i suksesshme në qeverinë e tij. Prandaj duhet të me fakte të demaskohet ky genjeshtar!
E gjithë fushata duhet të përqendrohet se si të mposhtet blloku anti europe VMRO – DPMNE-së, ne krye me Hristijan Mickoskin dhe aleateve të tyre pro rus të cilët nuk duhet lejuar marrin shumicën parlamentare.
Blloku i të gjitha partive shqiptare në asnjë mënyre nuk duhet që të bashkëpunojnë dhe të hyje ne qeveri me partitë antieuropine!
Votuesit në Maqedoninë e Veriut i kanë dy opsione Europë ose Rusi.
Prandaj e gjithë fushata duhet të behet kunder aleateve të Putinit të cilët duhet luftuar në të gjitha menyrat.
Voto vlerat, mos mbeshtet ata që të vrasin lirinë tënde.