17.9 C
New York
Friday, May 10, 2024

Buy now

Deliu-Kodra: Kryeministri është dorëzuar

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se kryeministri Albin Kurti është dorëzuar.

Duke folur për çështjen e shkuarjes në zgjedhje, Deliu-Kodra u shpreh se ose do të ketë shpërbërje të Kuvendit ose moicion mosbesimi ndaj Qeverisë.

“Kryeministri është dorëzuar, do të kemi ose shpërbërje të Kuvendit ose mocion të mosbesimit, këtë do ta vendos lidershipi i PDK-së. Ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve, PDK që një vit e gjysmë e ka përmendur që vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje”, tha Deliu-Kodra.

Deputetja shtoi se i ka humbur kuptimi një qeverie që në këto vite të qeverisjes ka pasur vetëm mospërmbushje të planit qeverisës.

“Kryeministri e tha edhe vet se do ti hap rrugë zgjedhjeve të reja”, tha ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit