“Thaçi vazhdon të jetë lideri i PDK-së, ata që kanë ardhur pas tij kanë qenë kryetarë të përkohshëm”

- Advertisement -

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se Hashim Thaçi vazhdon të jetë lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, pavarësisht se drejtuesit e tjerë kanë menaxhuar dhe administruar partinë gjatë mungesës së tij.

Duke folur në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Haliti ka theksuar se drejtuesit e deritanishëm kanë arritur ta mirëmbajnë strukturën e partisë, por sipas tij, nuk kanë treguar lidership.

“Ajo që është e vërtetë deri sot, Hashim Thaçi është lideri i Partisë Demokratike. Të gjithë pas tij kanë qenë kryetar të përkohsëhm”, ka deklaruar Haliti.

Ai ka thënë se ka një projekt për të ardhmen e PDK-së, të cilin synon ta prezantojë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Drejtues, si organ vendimmarrës i partisë.

“Unë e kam një projekt në krye që mund ta them në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Drejtues, sepse ai është organi vendimmarrës”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit