Roma ka vazhduar me rezultate pozitive nën trajnerin e ri Claudio Ranieri.
Romakët të dielën në mbrëmje fituan derbin e kryeqytetit, duke mposhtur Lazion 2:0.
Rezultati i takimit u vendos në minutat e para.
Fillimisht, Lorenzo Pellegrini i dha epërsinë Romës në minutën e dhjetë.
Tetë minuta më vonë Alexis Saelemaekers dyfishoi epërsinë, çka doli të jetë edhe rezultati final i ndeshjes.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta të Lazios, Mile Svilar e mbajti portën e paprekur.
Lazio e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, kur në minutat e fundit sulmuesi Valentin Castellanos u ndëshkua direkt me të kuq.
Me fitore, Roma ngjitet në vendin e dhjetë, larg pritshmërive, me 23 pikë.
Lazio në vendin e katërt ka 35 pikë. /Express/