16.6 C
New York
Thursday, May 9, 2024

Buy now

“Kryeministri dhe presidentja kanë shkaktuar panik”

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri dhe presidentja kanë shkaktuar panik.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Molliqaj ka thënë se krerët e instictucioneve  në çdo paraqitje publike kanë folur për potencialin e zgjerimit të luftës në Ballkan dhe kanë shkaktuar panik tek qytetarët.

“Presidentja, Kryeministri, Kryeparlamentari në çdo paraqitje publike kanë folur për potencialin e zgjerimit të luftës në Ballkan, qysh këtë luftë po donë me bo Rusia, e kanë formuar fondin për të mbledhur para për të blerë armatim, kanë dalë dje kanë thënë kthejeni miellin. Kur tre njerëzit kryesor të shtetit flasin kështu pastaj ti thua pse kanë qytetarët panik dhe i mashtrojnë” është shprehur ai.

Më tej Molliqaj ka thënë se krerët e shtetit duhet të japin përgjegjësi për krizën dhe panikun që e kanë shkaktuar në vend.

“Këta janë duke e bërë këtë për konsum publik, këta ish dashtë të japin përgjegjësi menjëherë për krizën që shkaktuan në këtë vend dhe panikun. Sepse një pjese e madhe e rritjes së çmimeve është panik që e ka shkaktuar kjo qeveri, fondin që e ka krijuar le të na tregoj tash sa para janë mbledhur” është shkrehur ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit