12.8 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Qeveria: Nuk kemi lidhje me “Vudin”, s’i ndajmë qëndrimet e njëjta për Escobarin

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka mohuar që lajmi për përfundimin e mandatit të emisarit amerikan, Gabriel Escobar të ketë rrjedhur prej tyre.

Në një përgjigje për “Zërin e Amerikës”, nga Qeveria citohet të ketë thënë se “nuk kanë kontakt me gazetarin që publikoi lajmin dhe se nuk kanë qëndrime të njëjta me të rreth pretendimeve për Ecobar.

“Nuk kemi ndonjë kontakt me gazetarin në fjalë, me të cilin nuk ndajmë qëndrim sa i përket pretendimeve të tij në lidhje me emisarin Escobar.” – thuhet në përgjigje.

Në një konferencë për media gjatë së mërkurës, ku mori pjesë edhe Nacionalen, Escobar ka thënë se gjithçka që ka shkruar personi në fjalë është gënjeshtër.

“Kam edhe një gjë, përpara se të largohem. Dua t’i adresohem një gjëje për të cilën kemi pasur shumë pyetje, dhe dezinformata që janë prodhuar nga një gazetar i pretenduar, i cili ka thënë që në po pushohem nga puna për lidhje të dyshimta me qeverinë serbe. Çdo gjë në atë raportim është një gënjeshtër, gënjeshtra që mund të verifikohen, fillimisht, unë nuk po pushohem nga puna, e dyta, gruaja ime nuk ka marrë asnjë para nga asnjë qeveri e huaj, gruaja ime në çdo ambasadë ku kemi punuar, ka punuar pa ndonjë para apo kontratë, do të vazhdojë të punojë këtë.” – u shpreh ai.

Në fund, diplomati amerikan ka dhënë një detaj që nuk dihej. Ai është shprehur se pretendimet që mediumi i Xhymshitit mori informacionin për largimin e tij nga Kongresi janë gënjeshtra.

Madje, Escobar ka zbuluar se lajmi u publikua vetëm pasi ai komunikoi me Qeverinë e Kosovës në lidhje me këtë çështje.

“Po ashtu, pretendimi se informacionet kanë ardhur nga burime brenda Kongresit është i rremë, sepse kongresi nuk ka qenë i njoftuar për ndryshime në personel, raportimi erhdi pasi unë fola me të gjitha qeveritë në rajon për të folur për tranzicionin, dhe ky raportim ka ardhur pak pasi fola me Qeverinë në Kosovë. Pra është një dezinformatë…” – ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit