12.8 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Azemi: Pagën minimale nuk e përcakton qeveria, por ne si punëtorë

- Advertisement -

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka folur për ngritjen e pagave për puntorët e sektorit privat.

Sipas tij takimi që u mbajt sot zhgënjeu sindikatën dhe punëtorët e sektorit privat.

“Sot ishte një takim i Këshillit ekonomik social i cili zhgënjeu në radhë të parë sindikatën e sektorit privat të Kosovës dhe besoj që zhgënjeu edhe të gjithë punëtorët “, tha Azemi.

Azemi tha se tanimë pagën minimale nuk e përcakton Qeveria apo punëdhënësi, por e përcaktojmë vetë ne si punëtorë.

“Punëtorët e sektorit privat të Kosovës, tanimë pothuajse shumë pak varemi nga paga minimale, si dhe pagën minimale nuk e përcakton Qeveria dhe punëdhënësi por në pjesën më të madhe e përcaktojmë ne si punëtorë”, u shpreh ai.

Ai tha se takimi i sotëm ka qenë një lojë politike në mes sindikatës dhe Qeverisë së Kosovës, sepse asnjëri nga ta nuk ishte përfaqësues i punëtorëve të sektorit privat.

“Mendoj që sot ka qenë një lojë politikë në mes sindikatës dhe Qeverisë së Kosovës, sepse asnjëri nga ta nuk ishte përfaqësues i punëtorëve të sektorit privat të Kosovës, ata janë përfaqësues të cilët kanë një pasuri jashtëzakonisht të madhe ku kanë nga 7-8 banesa dhe nuk e dinë se çka është paga minimale” u shpreh tutje.

“Ne si punëtorë të sektorit privat, nuk do t’i bindemi këtyre pagave që nxjerr Qeveria, asnjë pagë nën 400 euro nuk është reale, si dhe e shfrytëzoj rastin tu them të mos nënshkruajnë pagë nën 400 euro pasi që jo që duam të krijojmë luks, mirëpo është çështje që nuk mund të mbijetojmë”, tha për fund Azemi. /Tëvë1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit