KRU “Prishtina”njofton: Uji nga Badoci është i pijshëm dhe i përshtatshëm për konsum

- Advertisement -

KRU “Prishtina” ka njoftuar se, bazuar në analizat e realizuara, uji nga Badoci është i pijshëm dhe i përshtatshëm për konsum njerëzor.

Sipas kompanisë, analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike kryhen rregullisht nga laboratori i akredituar i KRU “Prishtina”, me qëllim monitorimin e cilësisë së ujit.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se analizat e ujit të patrajtuar dhe atij të trajtuar, të datës 21 shtator 2026, kanë rezultuar brenda standardeve për ujë të pijshëm.

Kompania ka theksuar se mbetet e përkushtuar për ofrimin e ujit të sigurt dhe cilësor për konsumatorët.

Të ngjashme

Të fundit