24.8 C
New York
Sunday, July 7, 2024

Buy now

KRU “Prishtina”: Këto zona mbesin pa ujë të pijshëm, shkak dëmtimi i një kablloje elektrike

- Advertisement -

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa zona të cilat furnizohen me ujë nga kjo kompani, do të mbesin pa ujë të pijshëm.

Kjo për shkak të dëmtimit të një kablloje të rrymës që furnizon me energji elektrike objektin e trajtimit të ujit “KRONI”.

“Zonat e prekura nga mungesa e ujit janë Bresje, një pjesë e Fushë Kosovës, Vragoli, Bardhi i Madh”, njoftoi KRU “Prishtina”.

Se kur mund të rikthehet furnizimi me ujë, kompania tha se kjo varet nga kohëzgjatja deri në riparimin e kabllove

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit