Shkruan: Besa Ismaili
Kriza politike në Kosovë nuk është thjesht e numrave, por e përmbajtjes demokratike.
Zbrazëtirat demokratike brenda partiake kanë krijuar boshllëk që po i gërryen një kohë të gjatë tashmë.
Opozita është më e vogël nga që duket pikërisht sepse legjitimiteti i brendshëm politik i tyre nuk është i plotë.
Kur vendimmarrja nuk buron nga anëtarësia, por nga rrethe të ngushta dhe interesa të mbyllura, partitë humbin autoritetin moral dhe politik. Sepse pa legjitimitet të brendshëm, forcat politike, sado të mëdha në letër, mbeten të vogla në ndikim, dhe të vogla në fuqitë e tyre transformuese.
Prandaj, kriza politike nuk është e numrave, është e përmbajtjes demokratike.






