Petrit Selimi, analist, ka shpërndarë shkrimin e Richard Grenellit, i ngarkuar i presidentit Donald Trump për misione special, në të cilin Grenell kritikoi kryeministrin Albin Kurti.
Sipas Selimit, Grenelli po deklaron fakte.
Tutje, Selimi ka vlerësuar se marrëdhënia mes Qeverisë së Kosovës dhe ShBA-së ka qenë nën tension.
“Grenelli po deklaron fakte, ju pëlqeu apo jo. Marrëdhënia e Qeverisë së Kosovës me ShBA-në ka qenë nën tension me dy administrata të njëpasnjëshme amerikane gjatë kohës që Kurti ka qenë kryeministër. Lexojini deklaratat nga senatorët demokratë dhe Departamenti i Shtetit deri te senatorët republikanë dhe administrata e mëparshme e Trumpit dhe modeli është i qartë. Përgjegjësia bie mbi Kurtin” – ka shkruar ai.