Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se janë krenarë pasi Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se ky është një kapitull historik e i merituar.
“Shqipëria po dëshmon se përmes bashkëpunimit, seriozitetit dhe zbatimit të reformave të brendshme, hapen perspektiva të jashtëzakonshme për shtetin dhe shoqërinë, siç është edhe ëndrra dikur e largët, për t’u bërë pjesë e BE-së.” – u shpreh ai.
Në fund, Krasniqi ka thënë se më qeverinë e Bedri Hamzës, kjo e pret edhe Kosovën.
“Me qeverinë e re të Kosovës, në krye me Bedri Hamzën, një perspektivë e tillë e pret edhe shtetin tonë. Urime Shqipërisë, Kryeministrit Rama dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë!”.