9.3 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Krasniqi uron kryetarët për betimin: Para se gjithash është përgjegjësi shumë e madhe

- Advertisement -

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar për detyrën e re kryetarët e Komunës të Zveçanit dhe Zubin Potokut nga radhët e PDK-së, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri.

Krasniqi betimin e kryetarëve nga radhët e PDK-së e ka quajtur lajm të mirë, i cili sipas tij më në fund u jetësua, shkruan teve1.info

Tutje, Krasniqi theksoi se detyrat e reja para se të gjithash janë përgjegjësi shumë e madhe.

‘Sot, zyrtarisht, janë betuar dhe kanë marrë detyrën dy Kryetarët e Komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, nga radhët e PDK-së, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri. Padyshim, është lajm i mirë që vullneti qytetar, i shprehur me 23 prill, më në fund u jetësua”, ka shkruar Krasniqi.

I pari i PDK-së, ka uruar edhe kryesuesen e Kuvendit Komunal në Zveçan, Selvete Kelmendi.

“Urime dy kryetarëve, Ilirit dhe Izmirit, por edhe Selvete Kelmendit – Kryesueses së Kuvendit Komunal në Zveçan, për detyrat e reja, të cilat, para se gjithash, janë përgjegjësi shumë e madhe”, shtoi ai.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=763560891809310&id=100044662171388&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit