12.6 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Krasniqi: Nuk ka vullnet nga Kurti me ndërru emrin e kandidatit për kryeparlamentar

- Advertisement -

Memli Krasniqi ka dhënë një deklaratë para mediave, ku ka dhënē sqarime rreth takimit me Kurtin, për zhbllokimin e ngërçit në Kuvend.

Krasniqi ka thënë se PDK mbetet në pozicionin e njëjtë, por tha se nga ana e Kurtit nuk pashë vullnet me zhblloku situatën, që i bjen me ndryshu emrin e kandidatit, shkruan Scanner.

Ai tha se PDK nuk ka propozuar asnjë emër për kryetar, sepse kjo nuk na takon.

“Kurtit i thash do të ishte mirë më mëndu për kandidatura të tjerë. Nuk na takon neve me ja zgjedh kryetarin e kuvendit. Ne s’kemi marrëveshje politike. Nuk pres ndonjë ndryshim”, tha ai pas takimit.

Ndryshe, takimi mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, zgjati rreth një ore, ashtu siç ishte paraparë dhe po vazhdon në këto momente.

Kurti dhe Krasniqi u takuan të pashoqëruar nga dikush tjetër.

Akoma nuk dihet cili do të jetë rezultati i këtij takimi.

I ftuar ka qenë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, por i nëjjti refuzoi.

Të ngjashme

Të fundit