Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim se nuk ka pengesa ligjore për nismën për projektligjin për Specialen.
Nga Qeveria thuhet edhe se, ky vendim, do i dërgohet Kuvendit të Kosovës.
‘’Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 1108, të datës 23 shtator 2026, vlerëson se nuk ka pengesa ligjore për Nismën për “Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”. Vendimi, bashkë me tekstin e mendimit nga pika 1 e këtij Vendimi, i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.’’, thuhet mes tjerash nga Qeveria.





