Dogana sekuestron 204 vape me kanabis në Merdare, rasti nën hetim

- Advertisement -

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka kapur 204 cigare vape me kanabis në Merdare.

Ata kanë thënë se tashmë rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente hetimore të Doganës.

“Gjatë kontrollit të përdorimit të pajisjeve dhe mjeteve të specializuara, është ndaluar për kontroll mjeti transportues (furgon), i cili ishte i ngarkuar në karrotrec dhe mbante targa të huaja ku gjatë kontrollit të detajuar të këtij mjeti, saktësisht në pjesën e sipërme të fërgonit midis tapicerisë dhe tavanit (mbi tavanin e furgonit), autoritetet kanë zbuluar dhe sekuestruar sipas ligjeve në fuqi: Llojin e mallit: Vape (cigare/produkte duhani) me kanabis / ose substanca të ngjashme narkotike, sasia e sekuestruar: 204 copë”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës.

“Rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente hetimore të Doganës dhe Policisë së Kosovës për veprime të mëtejshme ligjore përfshirë edhe mjetin transportues”.

Të ngjashme

Të fundit