Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se gjyqtarët e Albi Mall Superligës dhe Raiffeisen Ligës së Parë i janë nënshtruar testeve fizike, në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e edicionit garues.
Testimet janë zhvilluar nën udhëheqjen dhe instruksionet e trajnerit të fitnesit të FIFA-s, Simon Breivik, me fokus në vlerësimin e nivelit të përgatitjes fizike, qëndrueshmërisë dhe gatishmërisë së gjyqtarëve për kërkesat e larta të ndeshjeve.
Përmes punës së vazhdueshme, trajnimeve dhe testimeve sipas standardeve profesionale, gjyqtarët po e mbajnë nivelin e nevojshëm fizik për të qenë sa më të përgatitur për sfidat që i presin në vazhdim të kampionatit.
Gjyqtarët janë gati për rikthimin në fushë dhe për vazhdimin e garave në Albi Mall Superligë dhe Raiffeisen Ligën e Parë.






