14.1 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

Krasniqi: MAShT shpenzoi rreth 12 milionë euro për libra, pa u kompensuar librat

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë lidhur shpenzimet rreth 12 milion euro për libra, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, ai ka kujtuar se në vitin e fundit kur PDK e ka udhëhequr Ministrinë e Arsimit, në vitin shkollor 2017-18, janë shpenzuar 3.3 milion euro për librat e 247 mijë nxënësve.

“Sivjet, kur Vetëvendosje e udhëheq Ministrinë e Arsimit, janë shpenzuar rreth 12 milion euro për libra – ndonëse nuk janë kompensuar librat e nxënësve të klasëve 6-9”, shkruan Krasniqi, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Në vitin e fundit që PDK e ka udhëhequr Ministrinë e Arsimit, në vitin shkollor 2017-18, janë shpenzuar 3.3 milion euro për librat e 247 mijë nxënësve.

Sivjet, kur Vetëvendosje e udhëheq Ministrinë e Arsimit, janë shpenzuar rreth 12 milion euro për libra – ndonëse nuk janë kompensuar librat e nxënësve të klasëve 6-9. Vitin e kaluar, në vitin shkollor 2022-23, janë shpenzuar rreth 17 milion euro për librat e rreth 210 mijë nxënësve.

Pra, ndonëse janë rreth 40 mijë nxënës më pak, Qeveria e Vetëvendosjes ka shpenzuar rreth 9, respektivisht 14 milion euro më shumë! Kësaj i vjen era korrupsion dhe keqpërdorim i madh në kurriz të nxënësve dhe prindërve të tyre.

Prandaj, me nismën e Partisë Demokratike të Kosovës, pardje u themelua komisioni hetimor parlamentar për të zbardhur se çfarë ka ndodhur me këtë proces skandaloz të furnizimit të nxënësve me libra.

https://www.facebook.com/share/3JCxiK9yeozacEKp/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit