15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Krasniqi: Aleanca dhe miqësia me ShBA-më është e fuqishme dhe e përhershme

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se për Kosovën, aleanca dhe miqësia me SHBA-të është e fuqishme dhe e përhershme.

Parmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi shkroi se Ambasaodri amerikan Jeffrey Hovenier dhe senatorët Chris Murphy dhe Gary Peters, kishin mesazhe inkurajuese dhe mbështetëse për Kosovën.

“Mbrëmë, në rezidencën e ambasadorit Jeffrey Hovenier, në respekt të senatorëve amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters, patëm një darkë pune.

Kënaqësi të dëgjosh mezashe inkurajuese dhe mbështetëse nga dy miq të Kosovës, të cilët, edhe sot, vazhdojnë të ndihmojnë vendin tonë në rrugën drejt shtetndërtimit dhe integrimit euro-atlantik.

Senatorët Murphy dhe Peters i falënderova për vizitën dhe kontributin e rëndësishëm, dhënë në periudha të ndryshme, për vendin dhe popullin tonë.

Për Kosovën, aleanca dhe miqësia me SHBA-të është e fuqishme dhe e përhershme!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit