Kosova U21 gati për duelet kualifikuese

- Advertisement -

Futbollistët e Kombëtares U21 të Kosovës, do ti zhvillojnë tri ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Prej tri ndeshjeve, “Dardanët” e rinj, dy do t’i luajnë në shtëpi, saktësisht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të gjitha ndeshjet, vlerësohen të rëndësishme për Kosovën që së shpejti do të nisin grumbullimin për të qenë sa më të gatshëm dhe më të përgatitur.

Duelin e parë, Kosova e luan në udhëtim më 24 shtator kundër San Marinos nga ora 20:30, përpara se ti ketë dy duelet e ardhshme në Prishtinë.

Më 30 shtator, Kosova do të përballet në shtëpi me Qipron kurse më datën 6 tetor do të luajë kundër Finlandës, ndërsa të dyja këto ndeshje startojnë nga ora 19:00.

Aktualisht, Kosova U21 zë vendin e katërt në Grupin A kualifikues me 8 pikë të mbledhura pas 7 ndeshjeve të zhvilluara.

Të ngjashme

Të fundit