Superylli Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Kombëtares së Portugalisë për Ligën e Kombeve.
Ronaldo është përfshirë në mesin e lojtarëve të ftuar nga selektori i ri, Jorge Jesus, i cili të premten ka publikuar listën.
Sulmuesi i Al-Nassr, thuhej se po konsideronte pensionimin nga Portugalia pas Kupës së Botës 2026, por Ronaldo është ftuar sërish.
Këtë herë, Ronaldo është në mesin e 25 lojtarëve të selektorit Jesus, i cili do të debutojë në krye të Portugalisë.
Portugalia do ti ketë katër përballje në kuadër të Grupit A4 të Ligës së Kombeve, ku do të luajë me Uellsin, Norvegjinë dhe Danimarkën.
41-vjeçari Ronaldo do të jetë kapiten i Portugalisë, kombëtare për të cilën ka 233 paraqitje dhe 146 gola të shënuar.






