Kosova U15 vazhdon me fitore, nesër përballet me Republikën Dominikane!

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës U15 ka vazhduar me paraqitje të suksesshme në FIFA World Cup & Festival U15 që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.

Dardanët realizuan sot dy fitore, duke siguruar kalimin në çerekfinale të Grupit D. Ata fillimisht triumfuan bindshëm ndaj Tahitit, me rezultat 4:0, ndërsa në përballjen me Sierra Leonen shënuan fitore minimale 1:0.

🇽🇰 Kosova 4:0 Tahiti 🇵🇫

🇽🇰 Kosova 1:0 Sierra Leone 🇸🇱

Nesër, Kosova në çerekfinale të Grupit D, do të përballet me Republikën Dominikane. 🇩🇴

Të ngjashme

Të fundit