Malisheva triumfon ndaj Dukagjinit, vazhdon ndjekjen e Prishtinës

- Advertisement -

Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme në kampionat, duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat 2:1.

Skuadra malishevasе ka arritur t’i arkëtojë tri pikë shumë të vlefshme, duke vazhduar kështu garën në pjesën e sipërme të tabelës dhe presionin ndaj liderit të kampionatit.

Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 30 pikëve dhe mbetet në pozitën e dytë, me vetëm pesë pikë më pak se Prishtina, që kryeson renditjen.

Në anën tjetër, Dukagjini nuk arriti të marrë rezultat pozitiv nga kjo përballje dhe mbetet në vendin e gjashtë me 18 pikë të grumbulluara.

Të ngjashme

Të fundit