Carlos Espi hero i Realit, ia dhuron tri pikë të arta Jose Mourinhos

- Advertisement -

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe – me rikthim – në ndeshjen ndaj Celta Vigos.

Në ndeshjen që u luajt në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga, Real Madridi fitoi 2-1 ndaj Celta Vigos.

Në “Santiago Bernabeu”, epërsinë të parët e morën mysafirët, të cilët shënuan përmes Pablo Duran, qysh në minutën e gjashtë.

Që nga pësimi i golit, Reali e nisi presionin ndaj kundërshtarit, i cili kulmoi me një penallti të fituar, dhe një mundësi të mirë për të barazuar rezultatin.

Mirëpo, nga pika e bardhë e penalltisë dështoi Kylian Mbappe, kur në minutën e 38-të e çoi topin mbi portën e Andrei Radus.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Celta Vigos, derisa në të dytën Reali veçse e shtoi presionin edhe më shumë.

Pas një kundërsulmi në stilin e tyre, Vinicius dhe Kylian Mbappe u përfshinë në aksionin e golit, i cili u shënua nga Jude Bellingham, me një goditje të bukur.

Ndonëse minuta po ecnin, Realit po i shtohej presioni për të gjetur golin e fitores, Celta Vigo vazhdonte të mbrohej.

Mirëpo, Celta Vigo s’u mbajt deri në fund.

Kjo pasi Carlos Espi, i inkuadruar në minutën e 79-të, e gjeti golin e fitores për Realin ën minutën e 85-të. Goditja e tij me kokë fillimisht u prit nga Radu, para se spanjolli i ri të shënontë për 2-1 me këmbë.

Me këto tri pikë të fituara, Reali shkon në kuotën e 33 pikëve, aq sa ka edhe Barcelona, po që ka një ndeshje më pak – ndaj Villarrealit, që e luan nesër nga ora 14:00.

Ndërkohë, Celta Vigo është e 13-ta me 13 pikë të tubuara.

Të ngjashme

Të fundit