Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në takim Bhaveshan Moorghen, Menaxher i Lartë për Strategjinë e Teknologjisë në Futboll në Departamentin e Inovacionit të FIFA-s.
Moorghen po qëndron në Kosovë për të parë nga afër funksionimin dhe zhvillimin e sistemit VAR në futbollin kosovar, si dhe për të mbështetur dhe koordinuar këtë projekt në emër të FIFA-s.
Gjatë takimit, përfaqësuesi i FIFA-s u njoh me punën, organizimin dhe profesionalizmin e ekipit të VAR-it në Kosovë, duke shprehur vlerësime të larta dhe përshtypje jashtëzakonisht pozitive për përkushtimin dhe standardet e arritura.
Ademi ka theksuar se ky vlerësim përbën motivim shtesë për FFK-në që të vazhdojë avancimin e teknologjisë dhe ngritjen e standardeve të referimit në futbollin e Kosovës.
Postimi i plotê:
Sot pata kënaqësinë të pres në takim Bhaveshan Moorghen, Menaxher i Lartë për Strategjinë e Teknologjisë në Futboll, në Departamentin e Inovacionit të FIFA-s – Zyra Ekzekutive, i cili po qëndron në Kosovë për të parë nga afër funksionimin dhe zhvillimin e sistemit VAR në futbollin tonë.
Moorghen, i cili është përgjegjës nga ana e FIFA-s për mbështetjen dhe koordinimin e projektit VAR në Kosovë, pati mundësinë të njihet nga afër me punën, organizimin dhe profesionalizmin e ekipit tonë.
Veçanërisht inkurajues ishte vlerësimi i tij i lartë dhe përshtypjet jashtëzakonisht pozitive për punën e ekipit tonë të VAR-it, përkushtimin dhe standardet që kemi arritur të ndërtojmë.
Ky vlerësim është një motivim shtesë për të vazhduar avancimin e teknologjisë dhe ngritjen e standardeve të referimit në futbollin e Kosovës.






