24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Kosova s’koritet në Zvicër, por merr fund ëndrra evropiane

- Advertisement -

Ëndrra e Kombëtares së Kosovës për kualifikim historik në Kampionat Evropian sonte mori fund, pavarësisht se në fillim të ciklit kualifikues për “Euro 2024” ishte premtuar se ky synim do të arrihet, duke marrë parasysh edhe grupin e favorshëm.

Të udhëhequrit e Primoz Gliha morën një pikë sonte nga ndeshja në udhëtim në Zvicrës, por ky rezultat nuk i konvenoi aspak Kosovës, që edhe matematikisht mbetet jashtë mundësisë së kualifikimit për në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “St. Jakob-Park” përfundoi me rezultatin 1:1. /Express/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit