15.3 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Konjufca kritikon Borrellin: Mezi prisni të punoni me qeverinë pro-ruse të Serbisë, e Kosovës s’ia hiqni masat

- Advertisement -

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas urimit që përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ia ka bërë qeverisë së re serbe.

Konjufca tha se me keqardhje dëgjohet se BE-ja po pret me padurim që të punojë me qeverinë serbe, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Aleksandar Vulin, i cili është nën sanksionet e ShBA-së.

“Me keqardhje dëgjohet se BE-ja po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Alekandar Vulin, i cili është nën sanksionet e SHBA-së për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë, ndërsa ata ende nuk janë të gatshëm të heqin masat e padrejta kundër Kosovës”, tha Konjufca.

Borell dje e ka uruar kryeministrin e ri të Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vulin, duke thënë se “mezi pres të punojë me ju për ta çuar Serbinë përpara në rrugën drejt BE-së”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit