28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kombëtarja e Kosovës (femrat) nderohet me çmimin “Kombëtarja e vitit 2023” nga KOK-u

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave është shpërblyer me çmimin “Kombëtarja më e mirë e vitit 2023” nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në manifestimin e mbajtur të mërkurën në “Klan Arena”.

Kombëtarja dardane është shpërblyer me këtë epitet për suksesin e arritur në Ligën e Kombeve, ku nga Liga C ka arritur të avancojë në Ligën B, duke u shpallur kampione në grup me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Dardanet gjatë vitit të kaluar nuk pësuan asnjë humbje, duke u nderuar kësisoj me plotë meritë me çmimin e Kombëtares më të mirë.

Këtë çmimin e ka pranuar nënkryetari i FFK-së, Agim Dibrani, i cili ka falënderuar jurinë profesionale të këtij manifestimi për vlerësimin për ekipin e Dardaneve, derisa ka premtuar se kjo kombëtare do të vazhdojë të jetë e përkushtuar drejt sukseseve të reja.

Ndërkohë, në manifestimin e KOK-ut “Laureatët 2023” një tjetër çmim për futbollin ka shkuar për kampionin në fuqi të Kosovës, FC Ballkani, që është nderuar me çmimin special “BKT”, për suksesin e arritur në Ligën e Konferencës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit