Komandanti i JFC Naples takon Ulutashin, fluturojnë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi

- Advertisement -

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajori Ozkan Ulutash, priti të hënën Komandantin e Komandës së Përbashkët Aleate të Forcave në Napoli (JFC Naples), admiralin George M. Wikoff.

Sipas njoftimit të KFOR-it, admirali Wikoff vizitoi kampin Novo Selo, ku u informua për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe për angazhimin e përditshëm të KFOR-it në mbështetje të një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, raporton Klankosova.tv.

Gjatë vizitës, ai zhvilloi takime edhe me personelin e KFOR-it.

Më tej, gjeneralmajori Ulutash e shoqëroi admiralin Wikoff në një fluturim vëzhgues me helikopter përgjatë vijës kufitare të Kosovës me Serbinë, gjatë të cilit e informoi për praninë e KFOR-it dhe aktivitetet patrulluese që misioni zhvillon përgjatë kësaj vije.

Të ngjashme

Të fundit