Kolona te Dheu i Bardhë, pritje deri në një orë

- Advertisement -

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin më të fundit mbi gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku vërehet fluks më i madh i automjeteve në disa prej pikave hyrëse në Kosovë.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 21:34, pritjet më të gjata regjistrohen në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 60 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, ndërsa kolona arrin në rreth 300 metra në të dy drejtimet, raporton IndeksOnline.

Pritje të konsiderueshme ka edhe në pikën kufitare Jarinjë, ku hyrja zgjat 40 deri në 50 minuta, me kolonë prej 150 metrash, ndërsa dalja realizohet brenda 3 deri në 5 minutave.

Në Hani i Elezit pritjet janë rreth 20 minuta në hyrje dhe dalje, me kolona prej 50 metrash, ndërsa në Bërnjak dhe Merdarë hyrja zgjat 10 deri në 15 minuta, me kolona rreth 100 metra.

Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Glloboçicën, Kullën, Muçibabën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin dhe Vërmicën, qarkullimi po zhvillohet normalisht, me pritje prej vetëm 3 deri në 5 minutash dhe pa kolona të konsiderueshme.

Sa i përket kamionëve, në të gjitha pikat kufitare pritjet janë minimale, nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona në hyrje apo dalje.

 

Të ngjashme

Të fundit