Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, pak para se ta përfundoj mandatin e tij në krye të qeverisë ka rehatuar tezakun dhe militantët e partisë të tij nëpër poste publike.
Në emër të partisë kanë marrë vende pune jo pak militantë, ku përveç në Ministrinë e Punëve të Jashtme, emisioni hulumtues Kiks Kosova në Klan Kosova, ka gjetur militantë të VV-së edhe në listat e punëtorëve të KOSTT-it.
KOSTT është Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, kompani publike me 100 për qind të aksioneve shtetërore dhe totalisht i pavarur nga prekjet politike të pushtetit, por realisht, i kujt është KOSTT-i?
Në punësimet e periudhës 2023 – 2025, lista me 63 punëtor të rinj, del të ketë militantë të Vetëvendosjes, dhe kjo fillimisht dëshmohet me publikimet e tyre në rrjete sociale dhe mbështetjen e pa rezervë për partinë në pushtet, Vetëvendosje, siç janë Alban Fetahu, Mehdi Arifaj, Fatos Demilajaj e Donat Mirena.
Kurti e avancoi edhe tezakun e tij në KOSTT, ndonëse i njëjti ka vetëm shkollë të mesme, ku punon aty që nga viti 2011.
Genc Konushevci e Ngadhnjim Jakupi, janë punëtorë të kamotshëm në KOSTT, mirëpo avancimet kanë ndodhur së fundmi.
Pas gati dy muajsh nga publikimi i komunikimit mes Konushevcit e Mihalit, më 1 dhjetor të 2024-ës, ai avancohet si Administrator të Sistemit TIK, me vetëm shkollim të mesëm, pa e paraqitur as edhe një dokument tjetër. Të paktën, kështu e thotë dokumenti i siguruar nga Kiks Kosova.
Zakonin e kolegut e vazhdoi edhe Jakupi. 2024-a shënoi pikë kthese në karrierën e Jakupit, kur i erdhi edhe avancimi i tij brenda këtij institucioni në pozitën e drejtorit të Zyrës Ligjore./KlanKosova