10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kjo është arma që u përdor në tentativën për vrasjen e Donald Trump (FOTO)

- Advertisement -

Pushka gjysmë automatike AR-15 është  arma e përdorur në tentativën për vrasjen e Donald Trump të shtunën. Ajo njihet si një nga armët më të njohura dhe më famëkeqe të Amerikës, raporton The Guardian.

E lidhur ngushtë me pushkën ushtarake plotësisht automatike M-16, AR-15 është përdorur në një numër të të shtënave masive të fundit në SHBA, duke përfshirë sulmin në Las Vegas në tetor 2017, ku u vranë 59 njerëz dhe sulmin anti-LGBTQ+ që la pesë persona të vrarë Kolorado Springs në nëntor 2022.

Pas tentativës për vrasjen e Trumpit në një tubim në Butler, Pensilvani, vëmendja në mënyrë të pashmangshme do të kthehet te prania e armës në shoqërinë amerikane.

Grupet e kontrollit të armëve kanë argumentuar prej kohësh se pushka – inicialet e së cilës janë marrë nga kompania e armëve të vogla ArmaLite që e ka zhvilluar atë – nuk ka vend në duart e civilëve.

”Është një armë lufte që është me të vërtetë e përshtatshme vetëm për ushtarët në një zonë luftarake”, tha për NBC vitin e kaluar Lindsay Nichols, drejtoreshë e politikave në Qendrën Ligjore Giffords. “Aftësia për të vrarë shumë njerëz shpejt është arsyeja pse ne duam që të ndalohet”.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit