Deputetja e LDK-së, Doarsa Kicaj-Xhelili ka reaguar ndaj deklaratave të koleges së saj të partisë Hykmete Bajrami ndaj qeverisë së prirë nga Albin Kurti.
Kicaj-Xhelili nëpërmjet Facebookut ka shkruar se disa marioneta të VV-së janë djegur nga demolimet që ua bëri Bajrami.
“Ca marioneta të VV qenkan djegur keq nga demolimet që Hykmete Bajrami ua bëri qeverisë për propagandën me numra. E, interesant, asnjë fjalë nuk po e thonë për prokurorinë speciale e arsyet pse u ftua në intervistë Dejona. Hë? Asgjë? Hiç? Diçka për mesazhet me Nagipin?”, ka shkruar deputetja e LDK-së.
“Veç vazhdoni mbani shpresë që populli ha bar!”, ka shkruar ajo.