Kica-Xhelili pas videomesazhit të Kurtit: Ende s’ka nis fushata zyrtarisht, por ti e paske nisur

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas videomesazhit të kryeministrit Albin Kurti.

Në një video të publikuar, deputetja ka thënë se kryeministri ka nisur fushatën.

“Ende s’ka nis fushata zyrtarisht, por ti e paske nisur.

Po flet për vullnetin e popullit në çështjen e presidentit, por ta rikujtoj se ne nuk kemi pasur zgjedhje presidenciale, por parlamentare…

Ju jeni ulur që të bisedoni për çështjen e zgjedhjes së presidentit, për një mundësi të gjetjes së një emri të propozuar nga LDK, asnjëherë nuk ka qenë diskutimi i negociatave për ekzekutiv. Tani dëshiron ta shfajësosh vetën për faktin që dëshiron të gjitha pushtetet për vete”, ka thënë ajo mes tjerash.

Të ngjashme

Të fundit