-0.7 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

“Kërkesa” e Gërvallës për Rugovën, Berisha tallet keq me shefen e diplomacisë: Ndërmjetësuesja me “ahiretin”

- Advertisement -

Publicistja Kimete Berisha është tallur keq me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila në një tubim me diasporës ka shtruar një kërkesë për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.

Berisha shefen e diplomacisë e ka vlerësuar si “ndërmjetësuese me ahiretin”.

Duke ironizuar, në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar ish-presidenti Rugova ende nuk i është përgjigjur Gërvallës.

“Ndërmjetësuesja me ‘ahiretin’! – Në një takim me diasporën në Gjermani, në emrin e Alibin Kurtit dhe të gjithë të pranishmëve, Donika Gërvalla i është drejtuar Ibrahim Rugovës me kërkesën që të angazhohet në fushatën elektorale të Vetëvendosjes. – Donika i tha Rugovës: ‘Të lutem, hiqna qafesh LDK-në, se po na pengon rrugës tënde të lirisë….thuaj LDK-së le të tërhiqen’…. ndërkohë që Rugova ishte ‘i ftuar’ në tubimin e LDK-së në Prishtinë. (Derisa kontaktonte me Rugovën, Donika shikonte në tavan, që la të kuptohet ‘vendbdodhjen’ e Presidentit! – Ibrahim Rugova ende s’i ka kthyer përgjigje, që domethënë heshtja e tij është pohim”, ka shkruar Berisha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit