Kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha i është përgjigjur homologut të tij serb, Marko Gjuriq, duke e zhvendosur debatin nga retorika nacionaliste drejt dialogut dhe bashkëpunimit rajonal.
Në reagimin e tij, Hoxha ka vlerësuar tonin më të qetë të mesazhit të Gjuriqit, por ka paralajmëruar se e ardhmja e Ballkanit nuk mund të ndërtohet mbi “kërcënime dhe akuza”.
Duke iu referuar çështjes së lumit Ibër dhe debatit për ujin, Hoxha ka theksuar se burimet ujore nuk njohin kufij politikë.
“Uji është jetë. Ai nuk mban pasaportë, nuk lexon hartat politike dhe nuk ndalet të pyesë se në cilën anë të kufirit po rrjedh”, ka shkruar ai transmeton Klankosova.tv.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, ka argumentuar se përdorimi i burimeve ujore si mjet presioni nuk duhet të shihet vetëm si çështje mes dy shteteve, por si një problem që prek parimet e bashkëjetesës dhe paqes në të gjithë rajonin.
“Lumenjtë duhet të bartin ujë, jo kërcënime, ndërsa kufijtë duhet të përcaktojnë juridiksionet, jo të ndajnë përgjegjësinë tonë për paqen”, është shprehur kryediplomati shqiptar.
Në fund të reagimit, Hoxha ka bërë thirrje për “më shumë Evropë, më pak mitologji” dhe ka theksuar se Shqipëria mbetet e interesuar për një Bashkim Evropian që përfshin Kosovën, Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit






