Kërçeli: Qeveria nuk e ka refuzuar asnjëherë gazin amerikan

- Advertisement -

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli,  ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk e ka refuzuar asnjëherë mundësinë e furnizimit me gaz amerikan, duke kundërshtuar pretendimet e opozitës për këtë çështje.

Ai tha se nuk e di mbi çfarë bazohen akuzat e opozitës, duke theksuar se ekzekutivi ka qenë vazhdimisht në komunikim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shqyrtuar opsionet më të mira për vendin.

“Qeveria e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk ka thënë se nuk e pranojmë gazin amerikan. Nuk e di ku e merr opozita këtë referencë. Qeveria vazhdimisht është në biseda me Ambasadën Amerikane për të diskutuar se cila është mundësia më e mirë që vendi ynë të funksionojë me gaz”, tha Kërçeli në Kanal 10.

Të ngjashme

Të fundit