15.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Kelmendi njofton se ka rritur pagat e punëtorëve të ETC-së deri në 10%

- Advertisement -

Biznesmeni i njohur që së fundi ka shtrirë biznesin e tij edhe në territori të Komunës së Drenasit, Ramiz Kelmendi ka njoftuar se nga ky muaj ka realizuar rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit, përfshirë edhe disa nivelizime dhe barazime në përqindje nga 8% deri 10%.

Kështu, të gjithë punëtorët e ETC-së nga ky muaj do ta marrin pagën me rritje.

Njoftimi i Kelmendit:

Jam i lumtur që ‘Elkos Group’ nga ky muaj ka realizuar rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit, përfshirë edhe disa nivelizime dhe barazime në përqindje nga 8% deri 10%.

Me këtë rast së pari i falënderojë familjarët koleg, stafin menaxhues për rezultatet e arritura.

Rritja të cilën e kemi aplikuar në rrumbullakësim vjetor ka koston e 947 mijë eurove. Jam i bindur se kjo sadopak do zbusë rritjen e inflacionit i cili po dëmton seriozisht ekonominë dhe buxhetin familjarë.

Koleg të dashur, rritjen e shpenzofshit me shëndet.

Ramiz Kelmendi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit