18.2 C
New York
Tuesday, May 7, 2024

Buy now

KDI: Ministria e Shëndetësisë në 2021 blejti një bar dyfish më shtrenjtë se ShSKUK

- Advertisement -

Instituti Demokratik i Kosovës, ka njoftuar se Ministria e Shëndetësisë paguan mbi dyfish me shtrenjtë për të njëjtin produkt krahasuar me Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

KDI, ka shtuar se MSH përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve, në vitin 2021 ka blerë produktin Vancomycin 500mg për 2.40 euro, ndërsa i njëjti në vitin 2022 është blerë nga SHSKUK me vlerë 1.08 euro, shkruan lajmi.net.

Ministria e Shëndetësisë paguan mbi dyfish më shtrenjtë për produktin Vancomycin krahasuar me SHSKUK-në. Ministria e Shëndetësisë përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS) në dhjetor të vitit 2021 ka blerë një produktin Vancomycin 500mg për 𝟐.𝟒𝟎 𝐞𝐮𝐫𝐨. Ndërsa Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) të njëjtin produkt e ka blerë 𝟏.𝟎𝟖 𝐞𝐮𝐫𝐨 në prill të vitit 2022”, thuhet në njoftimin e KDI-së.

Tutje shtohet se kjo diferencë në çmim ka shkaktuar një humbje prej mbi 20,000 euro.

“Diferenca në çmim ka shkaktuar një  humbje prej mbi 20,000 euro.Po të ftoheshin të gjitha kompanitë që kanë autorizim marketing për këtë produkt për të ofertuar, atëherë mundësia që kontrata të lidhej me çmim më të ulët do të ishte më e lartë. KDI kërkon nga MSH dhe SHSKUK që të kenë koordinim dhe bashkëpunim më të lartë, në mënyrë që mos të ketë humbje të parasë publike”, përfundohet në njoftimin e KDI-së

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit