23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Katër komunat e veriut janë anëtare të Asociacionit të Komunave të Kosovës

- Advertisement -

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), organizatë që përfaqëson pushtetin lokal në Kosovë, njofton se katër komunat e veriut janë anëtare të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Me qëllim të informimit të opinionit publik Asociacioni i Komunave të Kosovës konfirmon se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë anëtare në Asociacion dhe nuk ka pasur asnjë refuzimin të kërkesave të tyre. Ato nuk janë tërhequr nga Asociacioni asnjëherë zyrtarisht me vendime të Kuvendit Komunal të komunave përkatëse”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

“Prandaj Asociacioni i Komunave të Kosovës, nuk ka mundur të shqyrtojë, të ripranojë sepse ato nuk kanë bërë tërheqje zyrtare. Në shtator kanë bërë vendime, në nëntor na kanë ardhur vendimet e tyre. Nëse nuk janë tërheqë nga Asociacioni zyrtarisht me vendime të Kuvendit Komunal, nuk mundemi m’i pranu, ato janë të pranuar.  I kemi involvuar, edhe sot kanë qenë të ftuar të marrin pjesë në takim të Këshillit të Kryetarëve, gjithashtu e kanë konfirmuar se do të vijnë në një vizitë që e kemi javën e ardhshme. Ne nuk mundemi të shqyrtojmë diçka që ata janë veç të pranuar”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Asociacioni i Komunave të Kosovës, bën me dije se ky sqarim bëhet pas pretendimeve në mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve kinse për mos trajtim të kërkesave të tyre.

Po ashtu Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka publikuar deklaratën e z.Nenad Radosavleviq, ish-kryetar i komunës së Leposaviqit dhe ish nën/kryetar i AKK-së për anëtarësim në AKK.

z. Nenad Radosaveloviq, ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit, njëherë dhe ish-nënkryetar i AKK, në një postim të tij, kishte treguar rreth procesit të anëtarësimi të Komunave Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan në Asociacion të Komunave.

“Një ditë pasi kuvendet komunale të Leposaviqit dhe Zubin Potokut votuan për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës, e njëjta gjë është bërë edhe në Zveçan. Asociacioni i Komunave në Kosovë është formuar në vitin 2001 dhe në të janë anëtarë të gjitha komunat e veriut të Kosovës. Unë si kryetar i komunës së Leposaviqit kam qenë nënkryetar i asaj shoqate, ndërsa kryetar ka qenë Lutfi Haziri, atëherë kryetar i komunës së Gjilanit”, shkruan ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit