Katër ish-drejtuesit e UÇK-së shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë shpallur “Qytetarë Nderi” të Tiranës, pas propozimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe votimit në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit.
Vendimi vjen në shenjë nderimi për kontributin dhe rolin e tyre në historinë e Kosovës, veçanërisht në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë. Propozimi për nderimin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së u bë nga kryebashkiaku Erion Veliaj pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Fillimisht, nisma ishte miratuar unanimisht nga Komisioni Artistik-Kulturor i Bashkisë së Tiranës. Me vendimin e Këshillit Bashkiak, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi tashmë mbajnë titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës.
Vendimi i Tiranës vjen në një moment të rëndësishëm për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë






