-0 C
New York
Wednesday, December 4, 2024

Buy now

Katër deputetë ftohen në Procesin e Berlinit

- Advertisement -

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se janë ftuar katër deputetë të Kuvendit të Kosovës në Procesin e Berlinit. Dy janë nga radhët e pushtetit e dy nga radhët e opozitës.

Këtë e ka bërë të ditur në mbledhjen e këtij komisioni, ku në rend dite ka qenë raporti i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2024.

“Kemi një ftesë në Procesin e Berlinit me katër deputetë që janë të ftuar. Dy të pozitës dhe dy të opozitës. Nuk ka qenë e specifikuar por janë katër dhe kanë kërkuar që shumica me qenë pozitë, unë e kam te specifikuar që shumica të jenë pozitë dhe andaj kam caktuar dy pozitë dhe dy opozitë”, ka thënë Krasniqi.

Por mospajtime me këtë ftesë pati deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj. Sipas saj kjo është praktikë e re dhe e instaluar nga kjo qeveri.

“Në këtë legjislaturë është bërë një gabim sepse përfaqësimi duhet të jetë politike. Praktikat parlamentare janë të kenë përfaqësim politik, pavarësisht a është parti opozitare apo në pozitë. Kjo është praktika më e re e instaluar nga kjo qeveri. Nëse shkojmë në një udhëtim zyrtar nëse ka qenë ftesa se duhen dy opozitë dhe dy pozitë atëherë pajtohem. Nëse nuk ka të specifikuar ftesën nuk bënë. Nuk shkon ashtu është përfaqësim politik”, ka thënë Kadriaj.

Ndërsa aktivitetet e këtij sesioni, deputetja e AAK-së propozoi që të plotësohen sipas nevojës.

“Zakonisht plani i punës varet nga agjenta legjislative, ne si komision nuk e kemi pasur asnjë shqyrtim. Për aktivitetet munden me u plotësu dhe koordinuar sipas nevojave. Nuk është plani i punës statik”, u shpreh Kadrijaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit