14.8 C
New York
Thursday, October 10, 2024

Buy now

Sekretari i Vatikanit diskuton me Vuçiqin për Kosovën

- Advertisement -

Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, është takuar në Beograd me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku kanë diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë Kosovën.

Sipas një postimi në Instagram, Vuçiq theksoi “rëndësinë e mbrojtjes dhe përmirësimit të të drejtave të serbëve dhe popullatës joshqiptare” në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një çështje kyçe për Serbinë

“Në këtë drejtim, theksova se çështja e mbrojtjes, respektimit dhe përmirësimit të të drejtave të popullatës serbe në Kosovë, si dhe mbrojtja dhe restaurimi i trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, varrezave ortodokse janë të një rëndësie themelore për Serbinë”, ka shkruar Vuçiq.

Vuçiq shprehu “vlerësimin e Serbisë” për qëndrimin e Selisë së Shenjtë, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit