Kastrati reagon ndaj Kurtit: Sonte si shumicën e kohës i pit e bëri ofertën

- Advertisement -

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, pas zhvillimeve të fundit politike dhe ofertës së tij lidhur me situatën në Kuvend.

Kastrati, përmes një postimi, ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj Kurtit, duke pretenduar se kryeministri ka qenë nën ndikimin e alkoolit gjatë paraqitjes së tij publike.

“Kush e njeh mirë Kurtin e din që kur i degradon fytyra kështu e i nxihen dhëmbët është i pit. Ka pi raki ose vere. Sonte si shumicën e kohës i pit e bëri ofertën”, ka shkruar Kastrati.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, Kurti e ka bërë ofertën, duke e krahasuar atë me një “pazar të minutave të fundit”.

“Shihni sa i poshtër: e bën ofertën si pazar i minutave të fundit, si në aksham-pazar”, ka deklaruar Kastrati.

Më tej, deputeti i PDK-së ka ngritur edhe çështjen e deklarimeve të disa figurave publike rreth protestave dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke përmendur Rexhep Selimin dhe duke kritikuar deklaratat që, sipas tij, lidhen me protestuesit dhe policinë.

Në pjesën e fundit të reagimit, Kastrati ka thënë se është “jashtëzakonisht i lumtur” për pjesëmarrjen në protesta dhe ka theksuar rëndësinë që, sipas tij, UÇK-ja ka në historinë dhe kujtesën e brezave të ardhshëm.

“Jugosllavia nuk kthehet kurrë më. Fëmijët tanë do të mësojnë brez pas brezi për UÇK-në nëpër shkolla, ndërsa flamuri i UÇK-së do të mbetet simboli që ka me i qorru nëpër sheshe sa të ka jetë në këtë vend”, ka shkruar ai.

Kastrati e ka përmbyllur reagimin duke thënë se ndihet i qetë për qëndrimin që ka mbajtur dhe për pjesëmarrjen në protesta.

Të ngjashme

Të fundit