Kristjan Asllani e shpëton kombëtaren e Shqipërisë nga turpi.
Mesfushori me dy golat e tij ia siguroi tri pikë të mëdha Shqipërisë, në përballjen ndaj San Marinos, të cilat e rikthyen në krye të tabelës.
Shqipëria mezi fitoi 2-1 ndaj San Marinos, dhe atë me një penallti në kohën shtesë.
Kristjan Asllani ishte ai që u tregua i saktë nga pika e bardhë, me golin e fitores të shënuar në minutën e 93-të të takimit.
Asllani kishte shënuar një supergol në pjesën e parë.
Mesfushori shënoi nga një distancë e konsiderueshme një gol të bukur, në minutën e 11-të të përballjes.
Për San Marinon, golin e barazimin e shënoi Lorenzo Lazzari, në minutën e 66-të.
Pas kësaj fitoreje, Shqipëria shkon në kuotën e nëntë pikëve, duke u rikthyer në kreun e tabelës.
Bjellorusia është e dyta me shtatë pikë, aq sa ka edhe Finlanda.
San Marino është e fundit me zero pikë.






