Justina Shiroka-Pula nuk ka dhënë përgjigje lidhur me propozimin e saj si kandidate për presidente të Kosovës.
E pyetur për këtë çështje nga Ermal Panduri në “Debat Plus”, Shiroka-Pula ka thënë shkurt se ka mysafirë nga Sarajeva, pa komentuar nëse është kontaktuar apo nëse do ta pranonte propozimin për të kandiduar për postin e presidentes.
Propozimi i emrit të saj u bë nga kryeministri Albin Kurti, i cili tha se nëse PDK-ja garanton pjesëmarrjen dhe votën e të gjithë 22 deputetëve të saj në zgjedhjen e presidentit, atëherë LVV-ja do të mbështeste paraprakisht Projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe më pas do të votohej presidenti në të njëjtën seancë.






