14.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Kastrati: Kurti familjet e dëshmorëve i ka fyer më keq se Beogradi

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka marrë pjesë në protestën e mbajtur sot nga fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, kundër deklaratave të kryeministrit Kurti për ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kastrati, ka thënë se Albin Kurti, familjet e dëshmorëve i ka fyer më keq se Beogradi.

Tutje ai ka thënë se Kurti e ka lartësuar sipas tij kriminelin Ivanoviq.

”Mes shumë fëmijëve të dëshmorëve të pranishëm ishin edhe përfaqësues të familjes të cilëve Ivanoviç ju vrau familjarët.

DORËHEQJE. KËRKIM FALJA NUK MË DUHET!”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë i tij:

Sot ju bashkova protestës së organizuar nga fëmijët e dëshmorëve.

Albin Kurti i ka fyer ata më keq se Beogradi. E ka lartësuar kriminelin Ivanoviç. Xhelatin e ka bërë njeri të paqes. Kjo ska asnjë spjegim përveç nëse punon brenda agjendave serbe ose ke gjendje të paqartë mendore.

Mes shumë fëmijëve të dëshmorëve të pranishëm ishin edhe përfaqësues të familjes të cilëve Ivanoviç ju vrau familjarët.

DORËHEQJE. KËRKIM FALJA NUK MË DUHET!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit