14.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

A pati racizëm ndaj Drenicës së përmbytur?, Xani: Deti nuk turbullohet me thupër (Video)

- Advertisement -
Shkrimtari Halil Xani, ka dhënë disa komente lidhur me reagimet e qytetarëve, ndaj rajonit të Drenicës, pas përmbytjeve si pasojë e të reshurave.

Në Info Magazine, ndërsa u pyet nëse pati racizëm në këtë situatë ndaj Drenicës, Xani pati një mesazh, përcjell klankosova.tv.

”Nuk jam marrë shumë me ato komente. Fatbardhësisht, nuk janë shumë. Janë pak, në krahasim me ata që solidarizohen me këtë fatkeqësi të natyrës që na ndodhi kësaj radhe, e që është shumë më e madhe se herave të tjera”.

”Unë isha dëshmitar, se mbeta i bllokuar në bllokun e banesave në rrugën ‘’17 Shkurti’’, nga orët e mëngjesit, e deri në orët e pasdarkës. Ka pasë sasi të madhe të ujit”.

”Sa i përket komenteve, mund të them se: Deti nuk turbullohet me thupër. Dhe do t’i kisha porositur ata që japin komente të tilla, se atdheu është si një trup, dhe nuk ka mundësi që të duhet një gjymtyrë, e të mos duhet gjymtyra tjetër, ose pjesa tjetër e vendit”.

”Unë kam shumë miq anë e kënd Kosovës, dhe kam vetëm fjalë të mira për të gjithë, por thash që s’duhet të merremi me një pakicë. Por ndoshta dikush poi u jep shkas, dhe ata po vërshojnë me komente fyese për këtë rajon”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit